Bruksel, Basha: Vendet e BE stepje për Shqipërinë, çështja ‘Tahiri’ ka lënë shije të hidhur

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane.

Basha ka patur atje takime me një numër të madh kolegësh, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive evropiane.

Në një deklaratë nga Brukseli, Basha analizoi krimin, korrupsionin dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi dhe politikë si arsye përse qeveria e Edi Ramës e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion të pafavorshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Basha: Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

Kreu i PD paraqiti qeverinë antimafia si zgjidhjen politike të opozitës, në kushtet kur ndërgjegjësimi i shumicës së vendeve anëtare për problemet e Shqipërisë për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, mund të çojë në situatën e papëlqyeshme për opozitën, atë të pengimit të rrugës europiane të vendit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/bruksel-basha-vendet-e-be-stepje-shqiperine-ceshtja-tahiri-ka-lene-shije-te-hidhur

Share This Video


Download

  
Report form