http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i PD Lulzim Basha takoi ne mesdite ambasadorin amerikan ne tirane Donald Lu dhe paskëtaj u shfaq i sigurt para medias se hetimi ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri është vetëm fillimi i asaj qe ai e cilëson çmontimi i narkoshtetit
Edhe pse një dite me pare parlamenti votoi kundër arrestimit te Tahirit, për Bashen ish-ministri nuk do ti shpëtoje drejtësisë
Basha theksoi se aksioni i opozitës kundër pushtetit te lidhur me krimin do te këtë disa dimensione, nder to edhe nismën për te ndryshuar kushtetutën ne mënyrë qe te hiqet mbrojtja ndaj arrestit dhe kontrollit te banesës.
Sipas Bashes shtetet e bashkuara e bene te qarte qëndrimin e tyre se askush nuk duhet te jete mbi ligjin, një deklarate qe Basha e lexon ndryshe nga kryeministri, si një mbështetje e linjës se Partisë Demokratike.