Basha: Tahiri nuk i shpeton dot drejtesise

RTV KLAN 2018-05-04

Views 0

Çështja ?Tahiri? ishte në qendër të një takimi që Lulzim Basha zhvilloi në mesditë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. Ndonëse nuk komentoi deklaratat e diplomatit amerikan, kreu i demokratëve paralajmëroi daljen e ish Ministrit të Brendshëm përpara bankës të të akuzuarve si i implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

?Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale Tahiri është vetëm fillimi, kjo një luftë sapo ka filluar. Tahiri është një alarm i kuq i ndezur në kancelari. Qeveria e SHBA foli qartë, unë nuk interpretoj qëndrimet e tyre, i kanë dhënë mbështetje prokurorisë dhe gjykatës dhe dënimit të mbrojtjes përmes imunitetit.?

Sipas Bashës, Tahiri nuk është i vetmi zyrtar i lartë i implikuar teksa iu referua dokumenteve e fakteve që sipas tij disponojnë partnerët ndërkombëtarë.

?Jemi në kontakt. Partnerët dhe opozita kanë informacione mbi rolin e politikanëve me pushtet në kthimin e Shqipërisë në bazë droge. Ne jo vetëm denoncim, por të sigurohemi që prokuroria, këta individë sa të pushtetshëm, anëtarë të kabinetit apo të tjerë, të marrin atë që meritojnë. Bazuar mbi fakte dhe prova, prokuroria me mbështetje parimore nga opozita dhe partnerët do të finazliojën misionin, Tahiri do të jetë shembulli i parë dhe jo i fundit.?

Betejën tha se demokratët do ta vijojnë në parlament, duke përjashtuar idenë të paktën deri në një vendim të dytë, për bojkotin dhe nisjen e protestave.

/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form