Basha: Tahiri është fillimi i një procesi, nuk do t’i shpëtojë dot drejtësisë

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se Simir Tahiri është vetëm fillimi i një procesi të çmontimit të narkoshtetit.
Në një dalje për mediat nga selia blu, pas takimit me dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin, Basha tha se Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë dot drejtësisë, pavarësisht mbrojtjes politike që i bën mazhoranca.
Basha: Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë, pavarësisht prej mbrojtjes politike që i bëri mazhoranca. Faktet që disponohen do të bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësinë penale për ndihmën që i ka dhënhë jo thjeshtë nëj bande kriminale.
Basha: Jetë normale parlamentare nuk ka, por betejën do ta bëjmë brenda parlamentit
Jetë normale parlamentare nuk ka. Prej ditës së parë të këtij parlamenti të dalë nga një votë e shtrembëruar nga një votë e shtrembëruar mes milionave të drogës, ne kemi shtruar dhe shtrojmë domosdoshmërinë e një zgjidhje politike. Çfarë ndodh në një vend ku mazhoranca është fiktive dhe qeveria është legjitime? Kjo qeveri nuk është përgjegjëse para shqiptarëve. Kjo qeveri është përgjegjëse para atyre që paratë e drogës e sollën në pushtet. Pa zgjidhur këtë problem politik vendi nuk mund të ecë përpara. Lufta kundër krimit nuk mund të ecë përpara.
Detyra jonë është që sëbashku me qytetarët, me median të gjithë se bashku ne do të mundësojmë që vendi ti kthehet normalitetit. Por ne do ta vazhdojmë këtë betejë brenda parlamentit derisa bashkë me qytetarët të marrim një vendim tjetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-tahiri-eshte-fillimi-i-nje-procesi-nuk-do-ti-shpetoje-dot-drejtesise/

Share This Video


Download

  
Report form