Noka: Heshtja e Prokurorisë nuk e shpëton Dakon - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-18

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka vijuar me akuza ndaj reut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Përmes një deklarate për mediat Noka deklaroi se përgjimet e dosjes 339 provojnë se Vangjush Dako bashkëpunoi me bandat për të blerë vota për pushtetin e paligjshëm të Ramës. Gjithashtu deputeti demokrat e ka drejtuar gishtin dhe nga Prokuroria, duke thënë se po hesht për Vangjush Dakon, por përsëri ai nuk mund të shpëtojë nga ndëshkimi. ?Dosja 339 është prova e krimit elektoral të Vangjush Dakos, i cili bashkëpunoi me bandat për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës. Në dosjen 339, të cilën Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë ekzistojnë me qindra faqe pergjime që provojnë se Vangjush Dako ishte në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit dhe kërcënimit të votuesve nëpërmjet bandave.Për këtë krim Kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të arrestohet!Heshtja e prokurorisë, nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, mund ta ndohmojë sot për sot Vangjush Dakon, por askush dhe asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi për krimin e blerjes së pushtetit me bandat.Dosja 339 është simboli që ka zbuluar skemën e përdorur nga Edi Rama në të gjithë Shqipërinë, për të grabitur vota me ndihmën e kriminelëve, në këmbim të favoreve në prona, tendera publikë dhe lehtësi në marrëdhënie me policinë. Kjo skemë provohet nga përgjimet e bëra publike deri tani:Biseda telefonike e shkurtit, me Altin Avdylajn, i njohur si Niçja, ku i premton dhe favore, e provon këtë.Falenderimet pas zgjedhjeve të datës 27 Qershor, po me Niçen për të falenderuar kryekapobandën Astrit Advylaj, e provojnë këtë.Mesazhet me Cinen, Jasin Avdylin për të ndërhyrë tek FNSH-ja dhe komunikime të tjera të zbardhura në dosjen 339, e provojnë këtë.Mosarrestimi iVangjush Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës.

Share This Video


Download

  
Report form