Report TV - Butrint, Report TV bën matjet, ja si kompania HAKO shkel lejen

Report TV 2018-05-03

Views 1

Në kantierin e ndërtimit, është vetëm një roje, pasi punimet janë pezulluar. Materialet e ndërtimit, ndër të cilat çimento, tulla, zhavorr e hekur janë grumbulluar brenda godinës ekzistuese.

Ambienti përbëhet nga godina ekzistuese dhe dy pasarela që shërbejnë si verandë përpara dhe në të djathtë të objektit. Ministria ka dhënë një leje për ndërtim 116 metër katrorë. Por sa po ndërtohet realisht? Ne i matëm të tre pjesët e objektit. Godina ekzistuese ka një sipërfaqe prej 64 metrash katrorë, siç rezulton dhe nga procesverbali i prokurorisë së rrethit Sarandë.
Veranda përpara ndërtesës ka përmasa 21 me 6.1 metra dhe sipërfaqe 128 metra katrorë. Veranda tjetër, ajo në të djathtë ka përmasa 15 me 4.8 metra, pra, me sipërfaqe 72 metër katrorë. Sipërfaqja e përbashkët e ndërtimit është 264 metër katrorë, ose 148 metra më shumë se sa leja e dhënë. Report TV e pyeti ministren Mirela Kumbaro se a ishte tejkaluar apo jo sipërfaqja, pasi ministria mbikëqyr punimet, duke i cituar edhe raportin e prokurorisë që flet për 221 metra. Kumbaro tha se nuk e njihte raportin dhe se nuk e kishte parë asnjëherë atë, por këmbënguli se ndërtesa ka sipërfaqe prej 116 metrash katrorë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS