Report TV - Parajsa fiskale, ja kompania që fshehu paratë në Panama

Report TV 2016-04-04

Views 2

Në skandalin e Panamasë është e përfshirë edhe Shqipëria Bëhet fjalë për një biznes të quajtur ?GFI Technologies? i regjistruar në maj të 2013-s në ishullin Anguila, për të investuar në Shqipëri në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Haaretz.com ka mundur të zbulojë edhe emrin e njërit prej personave nga Shqipëria që bën pjesë në listën e ?Panama Papers?. Eshte GFI Albania. Ajo eshte ish-kompania e markimit të karburanteve në Shqipëri. Kompanisë GFI Albania i'u dha licenca nga ish-kryeminsitri Berisha dhe në 2015 i'u hoq nga kryeminsitri Rama

Në shkrim përmendet emri i një avokati të quajtur Assaf Halkin i cili se bashku me nje shtetas shqiptar me emrin Ismail Mulati dhe një firmë kanadeze ?Global Fluids International S.A?, janë pronarët e kompanisë ?GFI Technologies?.

Bashkëpronare e shoqërisë ?GFI Technologies? rezulton Global Fluids International S.A?. e cila në vitin 2013 mori në Shqipëri Koncesionin e markimit të karburanteve. Kjo kompani në vitin 2015 ja shiti thuajse të tëra aksionet kompanisë GFI Abania, duke mbajtur vetëm 0.7% të tyre.

Një grup gazetarësh ndërkombëtarë publikuan të dielën një raport në lidhje me transferta të mëdha parash nga lider botërorë e, politikanë, e kompani private nëpër parajsa fisale. Në hartën e publikuar nga Panama Papers Shqipëria rezulton se ka 2 kompani, 3 përfitues dhe 22 pronare aksionesh, të dhënat zbulohen nëse klikon mbi Shqipërinë.



Pritet që me zbulimin e dokumenteve të tjera, të zbulohen edhe detaje të reja në lidhje me përfshirjen edhe të vendit tonë në këtë skandal.

Share This Video


Download

  
Report form