Report TV - Cërrik, komuniteti rom jeton në kushte çnjerëzore

Report TV 2018-05-03

Views 1

Cerrik, 107 banorë që banojnë në ish ndertesën e vjetër të shkollës ?Tomor Sinani? kanë një banjo të përbashkët. Me prishjen e sistemit komunist 26 familje egjiptiane u sistemuan në këtë godinë ku vazhdojne të jetojne edhe sot ne kushte mizerable. Familjet me shumë kurora ndahen nga njera tjetra me një cercaf të vënë në mes, pasi jetojnë me një dhome. Para disa viteve u fol se në Cerrik do të ndertoheshin 5 pallate për strehimin e të pastreheve dhe strehimin e egjyptianeve.
Ne vend të pallateve u hodhen vetëm themelet të cilet të tille janë edhe në diten e sotme. Ankesat e banorëve janë të shumta në banjon e vetme qe ndodhet në katin e pare ku për të kryer nevojat personale u duhet tëp resin në radhë për orë të tëra. Sikur të mos mjaftonte e gjithë problematika që ka, godina në të cilën janë sistemuar këta banorë është tërësisht e rrënuar.

Share This Video


Download

  
Report form