Report TV - Rrogozhinë, familja Lloga jeton në kushte çnjerëzore

Report TV 2018-05-02

Views 2

Jetë e vështirë për famijen Lloga nga fshati Lekaj i Rrogozhinës.

Kjo familje jeton në një shtëpi thuajse tërësisht të rrënuar. Çatia është e mbuluar me plasmas, por gjatë kohëve më shi çfarë bie jashtë, futet brenda.

Për shkak të lagështirës dhe problemeve higjenike shtëpia është e mbushur me insekte.

Në shtëpinë e rrënuar aktualisht jetojnë 6 anëtar, nëna dhe 5 fëmijt e saj, pasi kryefamiljari është larguar në emigracion, për të siguruar ndonjë të ardhur, por deri tani askush nuk di gjë për të, pasi që nga momenti që është larguar nga shtëpija ai nuk është lajmëruar.

Fëmijët më të rritur që kanë filluar shkollën, librat i kanë siguruar nga donacionet e njërëzve të ndryshëm, por nga shteti nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Share This Video


Download

  
Report form