Report TV - Në kushte skandaloze tregëtohet gjëja e gjallë në Rrogozhinë

Report TV 2018-05-12

Views 6

Tregu i gjësë së gjallë në Rrogozhinë është kthyer në rrezik potencial për përhapjen e sëmundjeve të cilat mund të vijnë nga kafshët e sëmura.
Në tregun e Rrogozhinës nuk ka asnjë kusht higjieno - teknik, ndërsa të vetmin investim që ka bërë kjo njësi e qeverisjes vendore është mbledhja e taksës nga ana e tregëtarëve.
Në tregun e gjësë së gjallë në Rrogozhinë kushtet janë skandaloze. E ndërsa tregtarët, që hyjnë e dalin në këtë treg thonë se: ? Bashkisë Rrrogozhinë i intereson të marrë tarifën prej 50 lekë për çdo kokë bagëti të imët dhe 100 lekë të mëdhatë, ndërsa shihet qartë se kushte në të cilat tregtohet është jashtë çdo kriteri. Në këtë treg shiten edhe produkte shtazore, por edhe bylmet dhe fruta perime. Kushtet në të cilat tregëtohen këto ushqime rrezikojnë çdo ditë shendetin e njerëzve duke përhapur sëmundje nga më të ndryshmet ".

Edhe pse ekziston një ligj për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë ku detyron, njësitë e qeverisjes vendore që të kujdesen për tregjet, në Rrogozhinë, për këtë treg nuk ekziston asnjë kontroll apo detyrim ndaj qytetarëve të tij. Të gjitha kafshët që tregëtohen në këtë treg janë thuajse tërësisht të pakontrolluara, çka rrezikojnë në përhapjen e sëmundjeve zoonotike.

Share This Video


Download

  
Report form