Report TV - Olli tek komuniteti rom, aktivistja: Largohu! Mos bëni sikur ju vjen keq

Report TV 2016-01-28

Views 1

Një aktiviste e komunitetit rom gjatë kohës që kreu i të djathtëve në bashkinë e Tiranës po fliste për mediat për ngjarjen e ndodhur sot, i është drejtuar atij me tone të ashpra duke i kërkuar të largohet dhe mos të politizojë çështjen

"u bëni sikur iu vjen keq, ju nuk duhet të politizoni cështjen, largohuni, nëse vërtetë doni të na ndihmoni bashkëpunoni me njëri tjetrin, jemi kundër politikës, mos lejoni të vdesin njerëzit këtu. Bashkëpunoni e mos lejoni romët që të vdesin."

Vajza ka folur qartë me Ollin i cili u mundua të anashkalonte situatën ndërkohë që ka vijuar fjalën e tij

"Nuk jam këtu për të prodhuar kapital politik, ne jemi në sensibilizim të një situate, ajo që ëhstë më kryesorja është të shpëtohen jetët e njerëzve, këta njerëz të mos e kalojnë natën jashtë. Jemi këtu për t?iu bërë apel personave përgjegjës që të zgjidhet problemi.Këtu ka alternativa për cadra, PD nuk është për këtë zgjidhje, ne kemi dhënë edhe në takimet që kemi bërë, mundësi dhe elementë për ta zgjidhur afatgjatë këtë problem.Po shihet mundësia për banesa sociale dhe pjesa tjetër ëhstë përdorimi i ambienteve shtetërore, punësim. Kemi format e mnëyrat për tiu dhënë të drejtën minimale të punës."-vazhdoi Olli.

Share This Video


Download

  
Report form