Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka organizuar sot një seancë përkujtimore ?Deputetët për deputetët?, për ligjvënësit e ekzekutuar nga regjimi. I pranishëm në Kuvend seanca ishte edhe ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Në fillim të seancës përkujtimore, Report Tv ka regjistruar një bisedë të gjatë protestuese të deputetit të PD, Aldo Bumçi me ambasadorin e OSBE. Bumçi sikur duket edhe nga videoja e regjistruar nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi i ankohet ambasadorit Borchardt.
Thelbi i bisedës së tyre nuk dihet me saktësi, por referuar akuzave të opozitës për zgjedhjet, kjo mendohet se ka qenë kryefjala.