Ora News – Beqaj e Dogjani sherr në Kuvend. Deputeti PD: S’i flas hajdutëve

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Publikimi nga deputeti demokrat Asllan Dogjani, i një mesazhi të një prindi dërguar misnitrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, ku i kërkon ndërhyrjen për sigurimin e një aparati që kushton vëtëm 3 euro, për të shpëtuar jetën e djalit të tij 3 vjeçar solli debate dhe tënsionim të situatës në kuvend. Dogjani tentoi të godasë fizikisht ministrin Beqaj ndërsa nuk munguan fyerjet personale. Për rastin, Beqja tha se ka marrë kontakt me familjarët dhe çështja është zgjidhur menjehërë.
Deputetit të Partisë Demokratike Asllan Dogjani u përplas ashpër me fyerje personale me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, deri në tentativë për ta goditur fizikisht. Shkak u bë denoncimi i Dogjanit, për rastin e një fëmije 3 vjeçar të sëmurë, të cilit siaps tij nuk i vihet në ndihmë për sigurimin e një aparati laringu që kushton vetëm 3 euro.
Beqaj: Ndeshet me mua në korridor dhe thotë ministri nuk është në parlament. Ky është ai që tha se pihet drogë në shkollën e Paskuqanit. Dolën analizat e Paskuqanit dhe heshte.
Flotën e ambulancave kemi vendosur ta dekocentrojmë këtë flotë me qëllim që autoambulanca të mbërrijë më shpejt. Një nga ato autoambulanca do rrijë dhe tek 21 dhjetori. Në atë dhomë që është filmuar dje as dueht të ketë pacientë por as pajisje mjekësore. Eshte dhomë ku shoferi apo infermieri presin për thirrje të caktuara. Nuk do hyjë asnjë pacient apo afrohet shërbim mjekësor. Me atë nënë kam folur vetë pardje. E kemi pritur në ministri kemi folur me shefin e pediatrisë. Po vlerësojmë dërgimin jashtë shteti dhe cdo lloj nevoje

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/beqaj-e-dogjani-sherr-ne-kuvend-shikoni-videon/

Share This Video


Download

  
Report form