Deputeti i PD, Asllan Dogjiani, ka tentuar të qëllojë në sallën e Kuvendit, ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ndërhyrja e menjëhershme e Gardës ka shmangur incidentin.
Shkak për përplasjen u bënë akuzat e Dogjianit lidhur me rastin e një fëmije të sëmurë, të cilit sipas tij nuk po i vihet në ndihmë për sigurimin e një aparati laringu.