Report TV - Ekskluzive/ Deputeti i ri i PD-së në Kuvend, pronar i dyshimtë i 6-të galerive të kromit

Report TV 2019-05-27

Views 1

Korab Lita, ish-krahu i djathtë i Xhelal Mziut të PD në bashkinë e Kamzës që një javë më parë dha dorëheqjen si zv/kryetar i kësaj bashkie duke u bërë deputeti i 100 i Parlamentit të Shqipërisë, rezulton të jetë shfrytëzues i gjashtë galerive minerali kromi, në zonën minerale të quajtur ?Zona II Bater Martanesh Bulqizë?. Deputeti më i ri i parlamentit, prej 7 vjet rezulton se shfrytëzon së bashku me vëllain e tij Gazmend Lita që banon në Florida të Amerikës, galeritë e kromit me nr. 5, nr.8, nr.10, nr.11, nr.14 dhe nr.15. Këto galeri minerale shfrytëzohen nga dy vëllezërit me ndikim në politikë dhe nën petkun e kompanisë së themeluar prej tyre ?Lita Brathers Constructions?. Kujtojmë që vëllai tjetër i Korab Lita në Amerikë, Bedri Lita, doli së fundi në dokumentat amerikane si personi që kishte paguar 5 mijë dollarë tek kompania lobuese ?Sher Tremonte?, e cila është kontraktuar nga ish-kryeprokurori i Përgjitshëm Adriatik Llalla, për ti hequr emrin nga lista amerikane e personave ?non-ngrata?.

Por vënia nën kontroll të plotë të gjashtë galerive dhe shfrytëzimi i tyre nga vëllezërit Lita është kryer mes veprimeve të dyshimta kriminale, duke u përfshirë në falsifikimin e një akt-marëveshje e përpiluar në një faqe, mes biznesmenit Sabri Goxheri dhe Gazmend Lita, që në këtë dokument përfaqësohet nga vëllai i tij Korab Lita, tashmë deputet i PD. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, ?Shqiptarja.com? mëson se leja minerale për shfrytëzimin e galerive të sipërcituara është lëshuar nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës në 14 nëntor 2000, për llogari të biznesmenit Sabri Goxheri, dhe jo vëllezërve Korab e Gazmend Lita. Çështja e tjetërsimit të lejës së shfrytëzimit të 6 galerive të kromit në Bulqizë, është endur për më shumë se 5 vite me rradhë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Dibrës, e cila edhe pse ka rregjistruar procedim penal për subjektin ?Lita Brothers Constructions? dhe dy vëllezërit Lita, sërisht hetimet janë mbyllur, vetëm një muaj pasi ishin hapur dhe ishte vendosur një masë sekuestro mbi lejën minerale dhe kompaninë ?Lita Brodhers Constructions?.

Share This Video


Download

  
Report form