Report TV - Masakra e Elbasanit, ja debatet në kuvend dhe akuzat e PD-së

Report TV 2016-02-04

Views 3

Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, ku më e freskëta, i mori jetën 3 peronave dhe la 8 të plagosur në qytetin e Elbasanit, ka sjellë debate gjatë senacës së sotme parlamentare.

Ishte kreu i grupit parlamentar të partisë Demokratike, Edi Paloka, ai i cili i kërkoi ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri që të japë llogari për bandat që bredhin cep më cep, duke iu referuar pikërisht masakrës së Elbasanit.

?Është e turpshme që ky vazhdon e vjen në parlament se me ato që po ndodhin në Shqipëri vetëm këtë muaj, ky zotëria nuk duhej të ishte fare këtu. Nuk e di a kishin kamera në trup ata që vranë 3 vetë në Elbasan. Këtë të na thotë ai, kush është kjo bandë policie që bredh cep e më cep e vret. E jo të na shesë dëngla se çfarë bëjmë ne me deklaratat për Blushin. Nuk na duhet fare cfarë ndodh me ju në PS, janë punët tuaja. Ne kemi punë me votimet për shqiptarët,? tha Paloka.

Ndërsa ministri Tahiri iu kundërpërgjigj Palokës, duke i kërkuar të dijë qëndrimin zyrtar të PD-së për ish-ministrin dhe ish-zyrtarët e arrestuar.

"Ju faleminderit që kujdeseni për statutin tonë dhe angazhimet tona në qeverisje. Por qytetetarët kanë edhe sy edhe veshë për të kuptuar se lufta kundër korrupsionit është angazhim. Tani na thoni e doni Byronë e Hetimit, por cfarë qëndrimi zyrtar keni për ish-ministrin e arrestuar? Doni Byronë, dilni na thoni qëndrimin tuaj zyrtar për kryetarin e Bashkisë Kamëz të arrestuar për korrupsion dhe ju i shkonit në qeli?! Ndahuni na korrupsioni pastaj hajdeni na bëni moral për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ky është angazhimi i vërtetë i juaji në luftën kundër korrupsionit"-u shpreh ministri i brendshëm nga foltorja e kuvendit.

Në replikë të tij, Paloka i kërkoi sërish ministrit Tahiri të përgjigjet këtë herë për bandat e Durrësit.

"Ti jep përgjigje akuzës së prokurorit të Përgjithshëm për bandat në Durrës që ti i njeh shumë mirë se për çfarë po përleshen, jepi përgjigje që dha se janë banda të lidhura me zyrtarët ndaj nuk i kapim dot. Mos hajde të na tregosh përralla, a mbështesin ne zgjedhjet në PS, Keni frikë për zgjedhje është punë për ju. Bandat po bëjnë qejf në Shqipëri se janë të lidhur me zyrtarë dhe nuk ka çfarë t'i bëjë askush tjetër pikërisht për këtë arsye. Për këtë përgjigju." tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form