stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kristaq Thimjo ishte larguar nga detyra si Inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, pasi akuzohej se i kishte shkaktuar institucionit një dëm ekonomik prej 6 milonë lekësh të vjetra. Por së fundmi, Thimjo rezulton të jetë kthyer në detyrë, edhe pse gjyqi ndaj tij nuk ka përfunduar. Si të mos mjaftonte kjo, rikthimi në detyrë i Kristaq Thimjos ka ardhur me firmën e Ergys Agasit, drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit, më datë 14 Shtator, një ditë pasi Agasi është liruar vetë nga posti.
Më datë 10.04.2017, Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Gjirokastër ka shkarkuar nga puna kryeinspektorin Kristaq Thimjo dhe e ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me akuzën se ka shkaktuar një dëm ekonomik institucionit me vlerën prej 652.644 lekësh.
Në redaksinë e emisionit ?STOP? kanë ardhur informacion se kryeinspektori Thimjo është rikthyer në punë, ndaj gazetari i drejtohet I.SH.M.P-së në Gjirokastër.
Financieri i I.SH.M.P ? Nuk e di, drejtori është ? për momentin s?jam tha, jam sëmurë.
Gazetari ? Tashi, një herë na doli kam një problem, një herë sëmurë?!
Financieri i I.SH.M.P ? Mos më shqetësoni! Jam i sëmurë, tha ?
Gazetari ? Na ndihmon dot me ndonjë numër, ndonjë kontakt?
Financieri i I.SH.M.P ? Nuk të ndihmoj dot me asnjë gjë për momentin. Jam duke punuar.
Gazetari ? Ku ta gjejmë zotin Kristaq?
Financieri i I.SH.M.P ? Nuk vjen sot, është sëmurë, është me raport.
Gazetari ? Ka marrë raport?
Financieri i I.SH.M.P ? Po!
Gazetari ? Ku e ka dorëzuar raportin?
Financieri i I.SH.M.P ? Është ? në këto momente po merr raportin.
Pavarësisht kësaj, gazetari mundi ta siguronte vetë numrin e kontaktit të kryeinspektorit të I.SH.M.P, Kristaq Thimjos, por ai refuzoi komunikimin, me pretendimin që është sëmurë.
Gazetari ? Gazetari i emisionit ?Stop? ju shqetëson, Genci Angjellari.
Drejtori Kristaq Thimjo ? Po!
Gazetari ? Si kaluat? Jam këtu tek zyra juaj, por ju nuk jeni. Doja t?ju takoja, t?ju pyesja për diçka.
Drejtori Kristaq Thimjo ? Shiko! Unë kam një muaj e gjysmë me raport. Jo me raport, jam i sëmurë edhe?
Gazetari ? Po ne të pamë qëparë, ishe këtu. Na thanë edhe këta çunat, që sapo ike.
Drejtori Kristaq Thimjo ? Jo, jo! Nuk kam qenë aty. Mund të vij atje dhe iki ? s?ka mos ka ndonjë problem të iki, jam sëmurë?
Gazetari ? Të shkuara, të shkuara! Nuk të marr shumë kohë, thjesht do të pyesja.
Drejtori Kristaq Thimjo ? Doni raportin? Po doni, t?ju jap raportin, ju jap raportin.
Gazetari ? Ok! Po ku mund ta marrim raportin? Të takojmë vetë?
Drejtori Kristaq Thimjo ? Raportin do ta marrësh tek zyrat? eee në Tiranë, e kam nisur në Tiranë tek Spitali Qendror.
Gazetari ? Z. Thimjo 2 minuta kohë, nuk të shqetësoj dhe nuk të marr ?
Drejtori Kristaq Thimjo ? Nuk shqetësohem, jam shqetësuar boll. Faleminderit!
Gazetari ? Z.Thimjo, alo!
Gjykata e Rreth...