Stop - Korcë, Posta vjedh pensionistët, drejtori heq punonjësen denoncuese! (04 tetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 8

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Aleksandra Spaho, punonjëse në filialin e Postës Shqiptare në Pirg të Korçës denoncon shkeljet financiare që bëhen në këtë institucion në kurriz të pensionistëve dhe vetë punonjësve. Ajo tregon se të gjithë të moshuarve u mbahen 100 lekë të reja, në mënyrë abuzive, pasi paratë nuk futen në zarf dhe dorëzimi nuk firmoset nga vetë pensionistët. Veç kësaj, edhe pse rregullorja e kërkon që çdo punonjës poste, për arsye sigurie të mos mbajë me vete më shumë se 3 milionë lekë të vjetra, ndodh shpesh që punonjësit të dalin me 5-fishin e shumës.

Problematikën me të moshuarit e konfirmojnë edhe vetë ata që thonë se nuk e kuptojnë se pse u mbahen paratë dhe nuk hedhin firmë për këtë. Emisioni ?STOP? iu drejtua drejtorit të Postës për Korçën, Valter Bebri, i cili kundërshton veten në çdo fjali. Jo vetëm kaq! Pas denoncimit nga ana e punonjëses, Aleksandra Spaho, kjo e fundit është shkarkuar nga detyra dhe drejtori Bebri detyrohet ta pohojë këtë.

?Problemet janë për mënyrën se si shpërndahen pensionet në familje. Rregullorja e Postës Shqiptare flet qartë që çdo pensionist që t?i mbash 100 lekë të reja duhet t?ia shpiesh pensionet në shtëpi, kundrejt një zarfi 10 lekë dhe 90 lekë pulla. Në këtë përplasje që kemi patur unë me filialin, me punonjëset? sepse nga ankesat e pensionistëve, nga problemet që i kanë patur të vazhdueshme, nga kërcënimet? sepse çdo problem e kam hasur unë. Kam shkuar u kam thënë më jepni rregulloren që unë t?ua paraqes pensionistëve, mos t?i mbaj unë përgjegjësitë. Të gjithë akuzat bien mbi mua, sikur unë i mbaj këto lekë për vete dhe realisht lekët kanë vajtur në filial!?

Aleksandra tregon se rregullorja nuk zbatohet edhe në një pikë tjetër, ku thuhet se punonjësi nuk duhet të mbajë me vete më shumë se 300 mijë lekë të reja në ditë, pasi ata mbajnë vlerën prej 1.5 milionë lekësh të reja. E pyetur nëse e ka shprehur këtë shqetësim, ajo thotë: ?Më kanë thënë vjen tjetri dhe e bën punën tënde!?.

Gazetari komunikon me disa pensionistë të Pirgut, të cilët thonë se të gjithëve iu mbahet 100 lekë të reja, prej kohësh nuk firmosin as në bordero dhe nuk ua dorëzojnë paratë në zarf, por në dorë.

?Unë merrja prej pensionit 40 mijë e 700 lekë, tani marr 39. As nuk firmosim, sidomos këto 3 muaj, e pyesim kur do vish e ajo thotë kur të më dojë qejfi mua do vij?, shprehet një prej pensionistëve.

Gazetari i emisionit ?STOP? i drejtohet Postës Shqiptare të Korçës, ku komunikon me drejtorin e saj, Valter Bebrin, në lidhje me tarifën që u mbahet pensionistëve.
?Rregullat e Postës Shqiptare e kanë kështu: është forma standarde që iu çohet me zarf dhe në zarf shkruhet që mbahet 1 mijë lekë për shërbimin e shpërndarjes së pensionit në familje. Këto lekë janë në buxhetin e Postës Shqiptare, të ardhura për shërbimin.?

Për sa i përket moszbatimit të rregullit për shumën maksimale që mund të mbajnë punonjësit postës, Beb...

Share This Video


Download

  
Report form