Stop - Korce, Posta vjedh pensionistët, drejtori heq punonjësen denoncuese! (04 tetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 1

Aleksandra Spaho, punonjëse në filialin e postës shqiptare në Pirg të Korcës, denoncon shkeljet financiare, që bëhen në këtë institucion në kurriz të pensionistëve dhe vetë punonjësve. Ajo tregon, se të gjithë të moshuarve u mbahen 100 lekë të reja, në mënyrë abuzive, pasi paratë nuk futen në zarf dhe dorëzimi nuk firmoset nga vetë pensionistët. Vec kësaj, edhe pse rregullorja e kërkon, që cdo punonjës poste, për arsye sigurie, të mos mbajë me vete më shumë se 3 milionë lekë të vjetra, ndodh shpesh, që punonjësit të dalin me 5-fishin e shumës. Problematikën me të moshuarit e konfirmojnë edhe vetë ata, që thonë, se nuk e kuptojnë, pse u mbahen paratë dhe nuk hedhin firmë për këtë.?Stop? iu drejtua drejtorit të Postës për Korcën, Valter Bebri, i cili kundërshton veten në cdo fjali. Jo vetëm kaq! Pas denoncimit nga ana e punonjëses Aleksandra Spaho, kjo e fundit është shkarkuar nga detyra dhe drejtori Bebri detyrohet ta pohojë këtë.

Share This Video


Download

  
Report form