stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka udhëtuar drejt Cakranit, pasi administratori i firmës ?Agronom Geoponus?, Sami Aliaj, ka denoncuar një gjobë të marrë padrejtësisht nga Aku.Ai tregon, se shet tre produkte si pleh kimik për ushqyerjen e ullirit.Në datën 24 qershor në firmën e tij kanë shkuar tre inspektorë të Aku-së, në një ditë, kur subjekti ka qenë i mbyllur. Gjoba është vënë për mungesë të drejtuesit teknik dhe për mbajtjen e një pesticidi të palejuar në Shqipëri. Samiu shpjegon, se firma ka një drejtues teknik me kontratë 3-vjecare, ndërsa pesticidin e përdorte për tokat e tij.Nga pamjet filmike të biznesit të tij, nga tre inspektorët, që kanë firmosur në akt-konstatim, kanë qenë vetëm dy. Eduard Shenaj, edhe pse ka firmosur, nuk ka marrë pjesë në inspektim. Gjithashtu dhe ora e shënuar në proces-verbal ndryshon nga ora e pamjeve filmike.Në drejtorinë rajonale të AKU-së, drejtori thotë, se nuk ka informacion për mungesën e inspektorit dhe se atij i mjafton procesverbali.Edhe për cështjet e tjera drejtori thotë, se nuk mund të gjykojë, se nuk është kompetent.