Një 25 - vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet.
Ai është Bruno Kurti, banues në Tiranë dhe fillimisht u kap nga skuadra "Shigjeta", në rrugën "Bardhyl" duke qarkulluar me motor, pa dokumentacionin përkatës.
Por gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri "Browing", me një krehër me fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. një silenciator, një palë dylbi, 21 copë fishekë, 5 telefona, një qese farmacie me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, një thikë me palosje, një thikë me dorezë të zezë, shkop gome, 2 shkopinj të punuar në mënyrë artizanale, 6 targa automjetesh, një kartmonedhë 2000 e dyshuar fallco, një minikartë telefoni, prozhektor./tvklan.al