Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët që ranë pasditen e sotme pranë Poligonit tek Qytet Studenti. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme pas flakët kanë djegur një pjesë të madhe të dy banesave.
Nga flakët është rrezikuar edhe Poligoni i Qitjes pranë zonës ku në të ka shumë municione. Nëse ky poligon do të merrte flakë, pasojat do të ishin shumë të rënda dhe mund të kishte edhe viktima. Flakët kanë rrezikuar edhe një pallat 10 katësh, por fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar flakët.