Që prej ditës së djeshme zjarri në Martanesh vazhdon duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje.
Ndërkohë që prej 24 orësh forcat e zjarrfikësve janë në vendngjarje, nuk kanë mundur të ndërhynë për të fikur flakët.
Gjatë ditës së sotme flakët janë duke rrezikuar edhe 10 banesa, ndërsa për shuarjen e vatrave të zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
30 forca ushtrie nisen drejt fshatit Lenë
Mësohet se 30 forca të ushtrisë janë nisur drejt fshatit Lenë në Martanesh për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shuar flakët.
Sipas prefektit të Dibrës, Ardit Kaja, në zonë ka pasur edhe ndërhyrj eme helikopter, duke ulur edhe itensitetin e flakëve.