Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.5, finalizojnë operacionin policor të koduar ?Paskuqan 2? gjatë të cilit arrestuan në flagrancë babë e bir, Azis Xhini, 70 vjeç dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues të dy në në Kamëz
Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
- armë zjarri ?Pistoletë?
- armë zjarri ?Automatik?
- 460 fishekë arme të gjatë
- 38 fishekë pistolete
- 3 krehëra automatiku
- 7 krehëra pistolete
- vula rrethore dhe drejtkëndore
- kuti boje për vula
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak? dhe ?Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve? të kryera në bashkëpunim.