7 adoleshentë janë arrestuar mbrëmjen e kësaj të hënë nga blutë e kryeqytetit nën akuzën e "vjedhjes me dhunë". K.N, 16 vjeç, Agim Mara, 18 vjeç, Ergys Kadeli 19 vjeç, R. Sh ,15 vjeç. B. L., 16 vjeç, E. Gj,15 vjeç dhe J.B , 16 vjeç janë vënën në prangat e policisë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore se këta persona në bashkëpunim me njeri - tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke perdorur armë zjarri,armë të ftohta dhe dhunë psikologjike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë pistoletë e markës ?Bereta? dhe një krehër pistoletë.