Në gjendje të dehur dhe pa patentë, policia e Tiranës arreston 27 shoferë

Report TV 2018-10-15

Views 0

Në kuadër të vijimit të masave për garantimin dhe zbatimin e rregulllave të sigurisë rrugore , Policia e Tiranës ka arrestuar në një javë 27 shtetas, si dhe ka pezulluar 124 leje drejtimi për shkelje të ndyshme.

Në njoftimin e saj policia bën të ditur se në kuadër të operacionit ?Tispol 2018 janë arrestuar në kushte e flagrancës 27 shoferë, nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu, njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar, policia rrugore e Tiranës ka marrë 570 masa për shkelje të sinjalizimit rrugor vertikal dhe horizontal si dhe janë vendosur 2730 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Video


Download

  
Report form