Kapen 297 kg kanabis dhe arrestohen 2 persona

RTV KLAN 2018-05-03

Views 4

Një sasi prej 297 kg kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Beratit në një operacion të koduar ?Agimi?.

Lënda narkotike është sekuestruar në tre raste të ndryshme, ndërsa janë arrestuar edhe dy persona.

Njëri prej të arrestuarve është Dejvis Koleci 35 vjeç nga Skrapari, në banesën e tij dhe të prindërve u gjet 297 kg kanabis e papërpunuar.

Gjithashtu u kap 26-vjeçari Medi Myftaraj, i cili ka qenë i shpallur në kërkim pasi është dënuar 3.4 vite burg nga Gjykata e Vlorës për shitje droge. Në banesë atij ju gjet edhe 0.5 kg kanabis.

Policia thotë se ndaj dy të arrestuarve ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri, 1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë u gjetën dhe u asgjësuan 175 bimë kanabis, ndërsa po hetohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Share This Video


Download

  
Report form