Policia e Shtetit vijon aksionin e kapjes së lëndëve narkotike në të gjithë vendin.
Në kuadër të operacioneve të zhvilluara në fundjavë, janë sekuestruar 380 kg kanabis sativa në Fier dhe Shkodër.
Policia ka arrestuar 8 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 persona.
Fier
Sekuestrimi i 343 kilogramëve lëndë narkotike kanabis stativa, 425 farave të kësaj bime dhe prangosja e 8 personave. Ky është bilanci paraprak i operacionit të koduar ?Gryka?, i finalizuar me sukses nga policia e Fierit gjatë fundjavës.
Blutë e Fierit sekuestruan gjithashtu edhe 425 fara bime kanabis, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 fishekë model 56.