http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër sasi prej 380 kg lëndë narkotike është sekuestruar nga policia e Fierit dhe e Shkodrës ne dy operacione të ndryshme këtë të hënë, ndërsa janë vënë në pranga 11 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Blutë e Fierit sekuestruan gjithashtu edhe 425 fara bime kanabis, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 fishekë. Droga u gjet e fshehur nga policia ne banesat e tre prej të arrestuarve. Ndërsa ne Shkodër, policia sekuestroi 37 kg hashash, ndërsa ka shpallur ne kërkim poseduesit e saj. Edhe ne ketë operacion lënda narkotike ishte e fshehur ne banesën e dy personave qe tashme janë ne kërkim.