Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin ?Vakumona?.
Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
?Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
?Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
?Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
Si dhe shpallet në kërkim shtetasi P.L.,
Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur ?Gurorja e Kllojkës? në këto rrethana:
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 05.12.2017, është organizuar shërbimi pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri - tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit ?Cannabis Sativa? në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.
Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, ?Renault Laguna?, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas.