39 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga polica në Sarandë e Vlorë, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas policisë, 26 vjeçari i shpallur në kërkim, me inicialet E.I, u shoqërua nga policia pasi në shtëpi iu sekuestruan 22 kilogramë kanabis. Por 26-vjeçari ka arritur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë me ndihmën e disa banorëve.
Ndërsa personat e arrestuar janë:
Erjon Danaj, 33 vjeç, banues në Kotë; gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë, të dyshuar me kanabis, në total 9.7 kg.
Në Sarandë, specialistët e Seksionit kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
Mustafa Idrisllari, 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg kanabis. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë.