http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është shkolla e mesme e bashkuar në fshatin Rrëmbec, e cila në këtë ditë të parë shkolle, është pa tavolina e karrige. 270 nxënës të kësaj shkolle nuk kanë mundur të zhvillojnë mësimin. Ne pamundësi për të vijuar procesin mësimor në shkollën e re, drejtoria arsimore ka gjetur si zgjidhje te përkohshme,vijimin e mësimit ne shkollën e fshatit Plase. Por nxënësit shprehen se shkolla është larg dhe ka kosto. Bashkia e Maliqit ka marrë përsipër koston e transportit te nxënësve, deri sa shkolla e Rrembecit të bëhet funksionale. Megjithëse rikonstruksioni i shkollës ka përfunduar ne afat drejtori i shkollës thotë se prej 7 muajsh, Ministria e Arsimit po zvarrit miratimin e fondit për pajisjen e saj me infrastrukturën e nevojshme. Edhe në Berat 2 shkolla, njëra brenda në qytet dhe tjetra në një fshat të thellë, në Bogovë, janë në kushte skandaloze. Fëmijët e fshatit Nishovë, nxënës të kësaj shkolle shprehen se kushtet nuk kane ndryshuar nga viti i kaluar Në kushte thuajse të njëjta ndodhet edhe shkolla brenda qytetit të Beratit.