Probleme në rrugët e vendit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 7

Rruga e Kombit, investimi me i madh ne Shqipëri është kthyer ne nje problem serioz ne qarkullimin e automjeteve. Si te mos mjaftonin dëmtimet qe i jane bere, reshjet e dendura te shiut dhe puna e papërfunduar ne shpatet anesore te saj, kane bere qe ne segmentin Rreshen-Kalimash inertet te depërtojnë ne rrugen kryesore. Rrjetat mbrojtëse te vendosura ne disa pjese te ketij segmenti, jane çare duke bere qe guret te bllokojne rrugen. Ky segment rrugor administrohet nga subjekte private kryesisht per pastrimin nga bora. Por nuk ka asnje projekt apo fond, per sistemin e shpateve per te frenuar rrëzimin e dherave apo gureve. Shirat e diteve te fundit kane sjelle shembjen e nje pjese te rruges qe lidh aksin kombetar Ballsh --Tepelene, ne zonen e Hekalit, aty ku shtrihet dhe Parku Arkeologjik i Bylisit. Ndonese rruga eshte demtuar se fundmi, shkarja e tokes rrezikon te gjithe strukturen. Banoret ankohen se investimi, qe u deklarua si nje zgjidhje per zonen turistike, tashme rrezikon te kthehet ne nje shqetësim serioz. Sipas kreut te komunës, gjithçka ka nisur pasi nuk eshtë marrë parasysh prej projektuesve, ndërtimi i kanaleve anësore, bordurave mbajtëse prej betoni etj. Aksi rrugor qe lidh Ballshin me pjeset e komunes Hekal dhe me qytetin antik te Bylisit, eshte nje qeder e rëndësishme turistike ne Mallakastër. Argjinatura e ndertuar vetem 3 jave me pare ne fshatin Bardhaj Komuna Rrethina Shkoder, eshte shembur nga vershimi i ujit te lumit Kir. Banoret e zones te alarmuar e konsiderojnë kete situate emergjente dhe kerkojne ndërhyrjen e institucioneve vendore, pasi vërshimi i lumit Kir rrezikon afro 100 shtëpi ne kete zone. Shtrati i lumi Kir ka pesuar devijime per shkak te ndërhyrjeve pa kriter. Prej kohësh specialistët kane dhënë alarmin për rehabilitimin e argjinaturës se lumit, pasi nje çarje e saj, do te sillte pasoja te paparashikueshme, por deri tani askush nuk ka reaguar.

Share This Video


Download

  
Report form