http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse reshjet e dëborës kane qene te konsiderueshme ditët e fundit, asnjë nga rrugët nacionale nuk është e bllokuar. Autostrada e Kombit tashmë mund të kalohet pa zinxhirë. Trashësia e dëborës shkon deri ne 50 cm ne hyrje te tunelit, por ajo është larguar nga borëpastrueset. Ne qarqet Dibër dhe Shkodër rrugët janë te kalueshme, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak te ngricave. Por të bllokuara mbeten vetëm rrugë të zonave të thella, si Tamarë - Vermosh dhe Shkodër - Shosh. Rruga Librazhd- Stebleve është përkohësisht e bllokuar, ndërkohë qe aksi që lidh Librazhdin me Përrenjasin dhe Qafë Thanen, kalohet vetëm me zinxhirë. Në krahun e kundërt, në rrugën Elbasan - Peqin - Rrogozhinë ka patur shembje masive prane fshatit Paulesh. Polica rekomandon qe kalimi ne këto rruge te behet me zinxhirë dhe te evitohen parakalimet. Juglindja ka shënuar temperatura shumë të ulëta ndaj dhe aty problemet janë krijuar nga ngrica. Ne Korçe, në Qafë Plloçë dhe Qaf Qarr, vazhdon hedhja e kripës. Ndërsa në Tiranë, rruga e malit të Dajtit që të çon në Qafë Mollë behët vetëm më zinxhirë.