http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra biznese ne Fier protestuan përpara Drejtorisë Rajonale te Tatimeve. Ata u shprehen kundër vendosjes se TVSH.
Rreth orës 10.30 minuta subjektet ulen qepenat. Përfaqësuesit e bizneset theksuan se protesta e tyre nuk ka qëllime politike.
Prej disa kohesh përfaqësues te biznesit te vogël ne rrethe te ndryshme kërkojnë qe te përjashtohen nga TVSH. Protestat janë mbështetur edhe nga opozita.Mungesa e transportit urban ka detyruar banoret e fshatit Balldren ne qendrën administrative te Bradasheshit te dalin ne proteste.Sipas protestuesve prej 1 muaji Bashkia e Elbasanit ka ndërruar destinacionin e autobusëve per te ulur trafikun ne qytet, por kjo ka renduar zonat rurale.Fshati Balldren është vetëm 8 km nga qyteti i Elbasanit dhe i duhet te përshkojë 2km ne këmbe per te mbërritur deri ne stacionin e Bradasheshit.Me shume se 2000 banore te fshatit Goskove vuajnë mungesën e investimeve ne fshatin e tyre. Mungesa e ujit te pijshëm, sistemi i vaditjes, kanalizimet e ujërave te zeza dhe me kryesorja mungesa e certifikatave te pronësisë kane qene disa prej arsyeve qe ata kane protestuar ne qendër te fshatit.Nënkryetari i Bashkisë Korçe, Thanas Tona konfirmon se shume shpejte pritet qe te nisin investimet ne kete fshat, qe nga uji i pijshëm, sistemi i vaditjes dhe kanalizimet e ujërave te zeza. Sipas Tones brenda këtij viti merr zgjidhje edhe problemi i certifikatave te prsisë.