http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një termet me mangnitude 5.1 i shkallës riheter goditi Shqipërinë pasditen e te shtunës. Lëkundja e forte zgjati disa sekonda, por u ndje ne shume qytete te vendit, ndërsa epiqendra u regjistrua pranë Bulqizës.
Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi. Sipas specialisteve, Bulqiza është një nga zonat me intensitet të larte sizmik.
Në disa fshatra afër epiqendrës konfirmohet se ka pasur dëmtime te lehta ne mure. Lëkundja e fuqishme ka bërë që qytetarët të lënë ambientet e mbyllura ku ishin duke qëndruar dhe të dalin jashtë të frikësuar.