OKB: Spastrim etnik në Mianmar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masakrat ndaj myslimanëve të etnisë ?rohingya? në Mianmar, janë cilësuar spastrim etnik. Kështu është shprehur edhe përfaqësuesi i OKB-së për të drejtat e njeriut Zeid Ra?ad al-Hussein. Sipas tij, masakrat i ngjasojnë një shembulli të spastrimit etnik, ndaj i bën thirrje qeverisë që t?u japë fund njëherë.Ndërkohe mijëra myslimanë vazhdojnë shpërnguljen për në Bangladesh, për t?i shpëtuar dhunës, ndërsa mbi 400 persona, mes tyre gra dhe fëmijë janë vrarë gjate përleshjeve me ushtrinë.Pjesa më e madhe e shtëpive ku ata jetonin janë shkrumbuar. Udhëheqja e vendit, Aung Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, u shpreh pak ditë më parë se do të kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të muslimanëve.Dhuna në Mianmar nisi më 25 gusht, kur militantët e kësaj etnie sulmuan një postbllok policie, duke lënë të paktën 12 të vdekur. Që nga ajo kohë, muslimanët janë përballur me masakra të dhunshme. Pakica prej më shumë se 1 milionë banorësh në Mianmar është ndër më të shtypura në botë.

Share This Video


Download

  
Report form