Nis punimet asambleja e OKB - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreth 140 liderë botërorë bëhen bashkë në Nju Jork në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sesioni i 73-të fillon me Samitin e Paqes të Nelson Mandelës.Ky samit i ofron mundësinë që udhëheqësit botërorë të ripërtërijnë angazhimin e tyre për paqen globale, parandalimin e konflikteve,promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Samiti do të miratojë gjithashtu një deklaratë e cila do të ripohojë vlerat e Nelson Mandelës.Në New York ndodhen edhe kryeministri Edi Rama si dhe shefi i diplomacisë Ditmir Busahti. Delegacioni kosovar përbehet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj. Udhëheqësit e Kosovës do të shfrytëzojnë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për takime me liderë botërorë. Ndërkohë presidenti serb Aleksandar Vucic do të mungojë në New York dhe delegacionin e Serbisë do ta kryesojë Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç.Kosova pret të zhvillojë takime për të rritur numrin e njohjeve.New Yorku do të jetë nën masa të rrepta të sigurisë si dhe priten të zhvillohen mbi 60 protesta. Punimet e asamblesë do të zgjasin deri të premten e 28 shtatorit.

Share This Video


Download

  
Report form