http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri per Evropen dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka sqaruar se vota shqiptare ne OKB nuk është kundër Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
Ne nje postim ne rrjetet sociale Shefi i diplomacisë ka theksuar se ne politiken e jashtme duhen ndare faktet nga trillimet.
?Vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit.?
Bushati iu është kundërpërgjigjur te gjithë zërave qe kritikuan qëndrimin e qeverise shqiptare gjate votimit ne OKB.
?Fakt është se parimet, orientimi dhe qëndrimet në politikën e jashtme të një vendi janë shumë më të qëndrueshme sesa trillimet e atyre, të cilët përpiqen të minojnë gurin themeltar të partneritetit tonë me SHBA-të në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në Shqipëri, që është reforma në drejtësi.?
Sipas Bushatit, Shqipëria ka votuar gjithnjë, edhe gjate qeverisjes se PD pro rezolutave te OKB ne lidhje me procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.