http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcat e armatosura dhe murgjit budistë kanë vrarë me qindra myslimanë në Arkan të Mianmarit, mes tyre gra dhe fëmijë. Ata kanë djegur mbi 800 banesa në një zonë bregdetare në Burma, e cila është e përfshirë prej kohësh nga një konflikt ndëretnik të ashpër mes myslimanëve dhe budistëve, dhune e cila u përshkallëzua në qershor pas lajmit për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze budiste.
Ndërkohë, sipas disa raportimeve, trupat qeveritare kanë hapur zjarr edhe ndaj milicive jomyslimane të zonës. Por ushtria e Mianmarit fajëson kryengritësit për dhunën dhe djegien e fshatrave. Zëdhënësja e Këshillit Evropian nga Rodingya, Anita Schug, ka thënë në Gjenevë se në 3 ditë sulme në Mianmar ushtria ka vrarë qindra myslimanë vetëm në zonën e Arakanit, një nga vendet më të varfra të botës, ku myslimanët janë pakica kombëtare më e persekutuar në botë.
Më shumë se 18 mijë myslimanë, mes tyre të sëmurë dhe të frikësuar për jetën, kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe i janë drejtuar kufirit me Bangladeshin, për t?i shpëtuar dhunës më të ashpër në 5 vitet e fundit. Ndërkohë, Britania ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për diskutuar dhunën në Mianmar.