Operacioni i evakuimit. 5 viktima në traget, dhjetëra presin ndihmë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekipet italiane dhe greke, të ndihmuara edhe nga shqiptarët vijojnë operacionin e shpëtimit të pasagjerëve të tragetit ?Norman Atlantic?, i cili u përfshi nga flakët një ditë më parë. Bilanci më i fundit vë në dukje se 363 persona janë shpëtuar, duke u transportuar me helikopter në Bari e Brindizi, ndërsa 115 të tjerë, po presin ende ndihmë në traget. Autoritetet greke kanë konfirmuar se janë gjetur edhe katër trupa të tjerë të pajetë në ujërat e Adriatikut, çka e çon në pesë numrin e viktimave nga kjo tragjedi. Në mesin e të shpëtuarve janë edhe 11 shqiptarë. Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka konfirmuar lajmin. Ajo ka zbardhur edhe emrat e të mbijetuarve, si dhe njofton se të gjithë gjenden jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, 11 shqiptarë të tjerë presin ende në traget, për t?u shpëtuar. 234 prej pasagjerëve të tragetit të linjës Patra-Ankona i përkasin kombësisë greke, 22 shqiptarë, një rumune, dy rusë, gjashtë austriakë, dy hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, tetë gjeorgjianë, pesë sirianë, një suedez, një kanadez, dy ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, dy afganë, një maltez, shtatë bullgarë, tre nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, tre holandezë, tre belgë, nëntë francezë dhe dy irakianë.Operacionet e shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë natës, pavarësisht motit shumë të keq. Helikopterët italianë kanë transportuar gjatë gjithë kohës të mbijetuarit. Por kushtet e vështira atmosferike dhe numri i kufizuar i mjeteve fluturuese, e ka zgjatur së tepërmi operacionin e ndihmës.Të mbijetuarit e tragjedisë, kanë shprehur për mediat tmerrin që panë dhe vuajtjet nga i ftohti i acartë. Ata e krahasuan situatën me një ?Titanik? të dytë.Bashkëshortja e viktimës së parë, grekut Georgio Douli, Teodora, rrëfeu për mediat italiane se si kishin qëndruar në ujë për katër orë me radhë.?Unë dhe bashkëshorti im kemi qëndruar në ujë për më shumë se katër orë. Provova ta shpëtoj, por nuk ia dola. Çifti grek, si dhe disa persona të tjerë u hodhën në ujërat e Adriatikut, menjëherë pas shpërthimit të zjarrit.

Share This Video


Download

  
Report form