Report TV - Hapet për lëvizjen e automjeteve Unaza e Madhe e Tiranës

Report TV 2018-05-02

Views 2

Bashkia e Tiranës hapi sot për automjetet segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e ?Pallatit me Shigjeta? me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi ?Shqiponja? dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes.

Punimet përfunduan në kohë rekord dhe investimi vjen si një premtim i mbajtur për ta hapur atë përpara fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Pandeli Majko, në mënyrë simbolike hoqi barrierat kufizuese, duke i hapur rrugë qarkullimit të automjeteve në këtë segment tepër të rëndësishëm, i cili do të lehtësojë ndjeshem qarkullimin e automjeteve. Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin këtë segment të ri, çka ul qarkullimin e automjeteve në qendër të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form