Report TV - Unaza e Madhe e Tiranës, skualifikohen pesë kompani në tender

Report TV 2019-08-08

Views 1

Janë skualifikuar pesë, nga tetë kompani, të cilat kanë paraqitur dy javë më parë ofertat për projektin e ri të lotit të parë të Unazës së Re të Tiranës. Autoriteti Rrrugor Shqiptar njoftoi se këta subjekte - ?Alb Building?, ?Salillari?, ?2T, ?Gjoka?, dhe ?Gener 2? - nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara. Kujtojmë se ?Alb Building? kishte paraqitur ofertën më të ulët nga pikëmamja financiare, me 14 milionë euro, nga 18.5 milionë euro, që është limiti i vendosur nga Autoriteti.

Kështu, në garë tashmë janë vetëm tri kompani: ?Vëllezërit Hysa?, ?Curri? dhe ?Vega?. Ndër to, është shoqëria e parë që ka dhënë edhe ofertën më të ulët ekonomike, 14.6 milionë euro. ?Vëllezërit Hysa? është shoqëri me objekt kryesor ndërtimin, me bazë në Cërrik, e krijuar në vitin 2001. Pronarë të shoqërisë janë Flutura, Besnik dhe Kujtim Hysa. Xhiroja vjetore e kësaj shoqërie, e deklaruar për vitin 2017, ka qenë 819 milionë lekë.

Loti i cili është tenderuar ka të bëjë me pjesën e Unazës që përfshin rrethrrotullimin aktual ?Shqiponja?, me një projekt tërësisht të ri, nga ai që u prezantua në fillim. Tani Unaza në atë zonë do të përfshijë një nënkalim dhe një mbikalim. Projekti i ri e uli së tepërmi koston e segmentit, nga 20 milionë euro, në afro 14 milionë, që po ofrohen aktualisht nga subjektet në garë.

Për lotin e sipërpërmendur është zhvilluar edhe më parë tender, por rezultoi se ai ishte fituar nga një kompani fantazmë, e cila kishte mashtruar me dokumentat amerikane. ?DH Albania? kishte fituar me ofertën 20 milionë euro, sa ç?ishte edhe fondi limit i parashikuar për atë lot të Unazës së Re. Tenderi u anulua dhe çështja përfundoi në Prokurori, me administratorin e saj të shpallur në kërkim.

Share This Video


Download

  
Report form