http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi pritet te miratoje ketë te enjte ligjin e shume kundërshtuar nga komuniteti i biznesit, ate te anëtarësimit me detyrim pranë Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë. Edhe pse ky draftligj kishte muaj qe kishte mbetur pezull ne komisionin e Veprimtarive Prodhuese, pasi bizneset e kundërshtuan ne bllok, duke e konsideruar ate si nje takse te fshehte, komisioni e miratoi ate larg vëmendjes se medias. Shoqata te ndryshme biznesi nuk jane njohur me keto ndryshime ligjore, edhe pse nje gje e tille ju premtua nga kreu Eduard Shalsi. Duke ju referuar ndryshimeve ligjore, eshte parashikuar qe pagesa e kuotës se anëtarësimit te nis me 100 leke per bizneset e sapo krijuara, ndërsa shuma maksimale do te jete 100 mije lek ne vit. Sipas te dhënave jane rreth 51 mije subjekte juridike aktive te regjistruar ne shkalle republike nga te cilat 781 jane subjekte te cilësuara vip. Ne kete menyre, vetëm nga biznesi vip te ardhurat e Dhomës se Tregtisë do te jene 781 milion leke. Por ligji nuk e ka te specifikuar se cilat do te jene penalitetet ne rast se biznesi refuzon te behet anëtar i Dhomës se Tregtise. Nga ana tjetër vite me pare nje praktike e tille ka qene ne fuqi, por Banka Botërore e kundërshtoi fort me argumentin se ajo rriste kostot e biznesit. Me pas kjo praktike u shfuqizua. Nga ana tjetër biznesi e ka kundërshtuar kete iniciative pasi e konsideron kete nje takse dhe nuk mer asnjë shërbim nga dhoma per kete pagese.