http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Medias ka vendosur me konsensus te thërrasë ne seance dëgjimore paraditen e se mërkurës kryetarin e Autoritetit te Mediave Audiovizive Gentian Sala. Opozita ka vene ne dukje se kreu i AMA-s duhet te përgjigjet jo vetëm per ankesat e shoqatës se televizioneve rajonale dhe lokale ne lidhje me procesin e dixhitalizimit, por veçanërisht per procesin e dhënies se licencave, duke theksuar se mbledhja e fundit e autoritetit te Mediave Audiovizve ka qene ne shkelje te ligjit, e duke akuzuar Gentian Salen se ka krijuar situate monopol ne tregun mediatik.Por maxhoranca ka mbajtur qëndrim asnjanës, duke pranuar seancën dëgjimore, pa u pozicionuar ne lidhje me akuzat e ngritura nga PD. Dy forcat politike nuk ka gjetur dakortesi ne lidhje me kërkesën e opozitës per t?iu drejtuar ILDKP dhe Prokurorisë qe te vihen ne lëvizje per lajmet e dala ne media rreth pasurisë se kreut te AMA-s, Gentian Sala. Komisioni i Medias do te zhvilloje te martën nje seance dëgjimore me shoqatën e televizioneve rajonale dhe lokale, e cila ka shprehur disa shqetësime lidhur me procesin e dixhitalizimit e nje dite me vone do te dëgjoje kryetarin e autoritetit te Mediave Audiovizive Gentian Sala.