http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy aleatet ne qeverisje, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Bashkimi për te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kane replikuar ne seance plenare ne lidhje me te drejtat e minoritetit grek ne Shqipëri. Dule i është referuar raporteve te Këshillit te Europes për te kërkuar me shume vëmendje nga qeveria e klasa politike, por lideri i maxhorances ka mbrojtur idenë se Shqipëria është një shembull ne respektimin e te drejtave te pakicave. Dule ka ngritur shqetësimin e teksteve shkollore për minoritetin, ndërkohë qe kryeministri Rama i ka meshuar idesë se rishikimit te historisë edhe nga pala greke ne lidhje me Shqipërinë. Pjese e replikave mes dy politikaneve është bere edhe Himara. Kjo nuk është hera e pare qe dy aleatet replikojne ne sallën e parlamentit, pasi i njëjti shkëmbim batutash shoqëroi edhe séance e miratimit te ndarjes se re territorial.