http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca nuk do te tërhiqet nga variant i saj për ligjin e anëtarësimit me detyrim te bizneseve edhe pse ky ligj u rikthye nga Presidenti për rishqyrtim. Kreu i Komisionit përgjegjës Eduard Shalsi, shigjetoi kreun e shtetit duke thene se nuk ka njohuri mbi funksiononim e Dhomave te Tregtisë. Por z. Shalsi nuk preferoi te komentoje lidhur me shqetësimin qe 18 dhoma biznesi, kane bere nëpërmjet nje letre dërguar Presidentit për efektet e këtij ligji. Ne keto kushte, ne seancën e radhës, Parlamenti pritet te shqyrtoje ligjin e dhomave, i cili deri me tani, nuk ka gjetur miratimin e bizneseve, përveçse te anëtareve te dhomës se tregtisë.