PD kundër “Dhomave të tregtisë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
18 organizata te biznesit kane marre mbështetjen e opozitës, per te kundërshtuar ndryshimet ne ligjin per dhomat e tregtisë. Gjate nje takimi me nënkryetarin e PD Edmond Spaho, ky i fundit sqaroi se Partia Demokratike është dakord me arsyetimin e presidentit Nishani se anëtarësimi i detyrueshëm ne dhomat e tregtisë kundrejt pagesës bie ndesh me Kushtetutën. Edmond Spaho: Në total shuma që do të mblidhet nga ky ligj, vlerësohet rreth 20-22 milion dollarë. I garantuam shoqatat që do të votojmë pro dekretit të Presidentit, i cili e ka rrëzuar ligjin.Sipas Spahos, ky ligj eshte ne vazhdën e klimës mbytëse ndaj biznesit qe eshte krijuar gjate viteve te fundit.Edmond Spaho: Ka një represion të madh nga organet tatimore dhe doganore si dhe nga struktura të tjera të shtetit ndaj binzesit. Rritje e pashpjegueshme e barrës fiskale vit për vit. Në 3i vite qeverisje, barra fiskale vlerësohet rreth 400 milion dollarë.Ne 18 tetor presidenti i republikës refuzoi te dekretonte ndryshimet ne ligjin per dhomat e tregtisë, duke theksuar se parashikimi per anëtarësim te detyruar është ne shkelje te ligjit themeltar te shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form