http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike e konsideron si të kundraligjshëm testimin e mësuesve, duke akuzuar kryeministrin Rama se bën raprezale klienteliste në arsim. Përmes deputeti Genc Pollo opozita i bën thirrje arsimtarëve t?i bashkohen protestave për të kundërshtuar këto reforma. ?Dje ndërmori një testim të pabazuar në ligj e pa përdorim ligjor vetëm e për të hequr vëmendjen nga skandali i të emëruarve të tij; skandal të cilin e cilësoi si majë ajsbergu por refuzoi të merrte përgjegjësi për këtë ajsberg të krijuar e zmadhuar këto 14 muaj nga qeveria e tij. Jam këtu për të denoncuar projektin e raprezaljes që ka në mendje ky kryeministër me alibitë e lodhura që paraqet çdo javë. Në emër të Partisë Demokratike i kërkoj sot Edi Ramës të harrojë eksperimentet e revanshit dhe klientelizmit në arsim. Të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin nga germa e parë në germën e fundit?. Testimi i kryer një ditë më parë ka përfshire i 5303 kandidatë për mësues, për të fituar të drejtën e mësimdhënies. Ata i janë nënshtruar një testi me 70 pyetje, për 2765 të larguar nga puna, pasi kanë rezultuar jashtë profilit të lëndës. Sipas opozitës nuk mund te testohen mësues qe kanë vite ne sistemin arsimor, pasi licencimi mund të shërbeje vetëm për ata që punësohen për herë të parë. Në deklaratën për mediat, Pollo flet dhe për investimet në arsim në periudhën e qeverisjes demokrate kur sipas opozitës u dyfishuan investimet në arsim si në paga edhe në ambiente.