http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E enjtja e Parlamentit është pasqyra me besnike e strategjisë se komunikimit qe përdorin partitë politike prej vitesh tashme. Per analistin Preç Zogaj, pasoja e pare e këtij agresiviteti është humbja e besimit te qytetareve tek politika, e cila artikulon akuza qe asnjëherë, nuk faktohen nga institucionet ligjzbatuese.Preç Zogaj: Është nje politike qe forcon vetëm elektoratin e llogoreve ndërsa elektorati qe është jashtë llogoreve ndjehet i ftohte dhe i distancuar dhe mendoj ndodh per këtë arsye sepse akuzat ngelen brenda sferës politike, nuk finalizohen ne hetime te specializuara dhe ne zbardhje te te vërtetave nga organet e drejtësisë. Pra është bere tani si mode e politikes qe artikulon akuza; ato mund te jene edhe te vërteta, nganjëherë edhe janë te vërteta, por meqenëse mbesin brenda sferës politike, ato trajtohen si lufte politike si zakon politik.Sipas Ermal Hasimjas, produkti me i freskët i kësaj retorike te ashpër është rezultati i zgjedhjeve ne Dibër.Ermal Hasimja: Besimi mesa duket është jashtëzakonisht i ulet dhe rasti i Dibrës e tregoi kete gje sepse mesa duket, besimi tek opozita nuk vlen as sa 20 mije lekeshi apo thesi i miellit. Njerëzit nuk e bëjnë dallimin jo vetem nga aspekti i gjuhës i agresivitetit i banalitetit, por nuk e bëjnë dallimin as nga pjesa e besueshmërisë. Sipas Zogajt pas 25 vitesh, partitë politike duhet te ndryshojnë strategjinë e komunikimit e te fokusohen tek çështjet qe iu interesojnë qytetareve.Preç Zogaj: Eshte e vetmja mënyre per t?u rritur, strategjia e komunikimit është thelbësore sidomos per opozitën, sepse qeveria e ka vene festen mbi sy. Agresiviteti, akuzat e fyerjet janë prej vitesh tipari dominues i strategjisë politike te partive edhe pse e kundërta iu ka sjelle me shume mbështetje e me shume votues.